Telegrafi

Arizona nikoqire e kompanive të TIK nga Kosova

Dy kompani të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga komuniteti i ICK-së, po e përfaqësojnë Kosovën në programin e akselerimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (Programi GIST i Teknologjisë) dhe Arizona State University.

Leart Zogjani, Drilon Balaj dhe Leotrina Stojkaj po qëndrojnë në SHBA, pasi ishin përzgjedhur nga juria e ASU, si pjesë e programit “GIST Innovates dhe Balkans” të implementuar në Ballkanin Perëndimor nga ASU në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK).

Programi “GIST Innovates the Balkans” i cili i zbatua në Kosovë (Innovation Centre Kosovo) përgjatë vitit 2023, ishte nismë e profesorit shqiptar nga Kosova në Arizona State University, Visar Berisha, me qëllim të mbështetjes së bizneseve startup dhe inovative nga Ballkani Perendimor. Përveq kompanive nga Kosova, në Arizona po qëndrojnë edhe kompani nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“GIST Innovates the Balkans” i cili u zbatua në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje & Hercegovinë, përfshiu 10 javë trajnim dhe mentorim intenziv për zhvillimin e ideve dhe bizneseve (mbajtur në Kosovë), si dhe ofroi burime, vegla dhe mbështetje profesionale nga stafi i Universitetit të Arizonës, biznese dhe mentorë tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti “Devils Demo Day” i cili po mbahet këtë muaj në Phoenix, është i fundit i këtij edicioni.