Një ari i zi u kap në kamera gjatë një vizite të rrallë në Illinois, SHBA, duke bërë që autoritetet të lëshojnë një paralajmërim publik.
Zyra e Sherifit të Qarkut Williamson njoftoi se ariu u pa në zonën e Galatia Post dhe Angelville Roads, pak jashtë Carbondale në Illinois, përcjell Telegrafi.
“Kjo është një pamje e konfirmuar me shumë dëshmitarë. Publiku nuk duhet t’i afrohet ariut dhe kërkohet që të raportojnë në Zyrën e Sherifit të Qarkut Williamson”, tha oficeri Jeff Diederich.
Ndryshe, arinjtë e zinj ishin dikur vendas në Illinois, por u zhdukën deri në vitin 1870. /Telegrafi/