J. S. Braru, zëdhënës i Ministrisë indiane të Mbrojtjes, ka thënë se dy terroristë kanë qenë duke fjetur kur janë sulmuar nga ariu.
"Ariu i kishte sulmuar terroristët e armatosur dhe i kishte vrarë që të dytë”, ka thënë ai.
Ata janë zbuluar të hënën në mëngjes, kur një patrullë ushtarake kishte kontrolluar brendinë e shpellës në kërkim të terroristëve të dyshuar. /Telegrafi/