Telegrafi

Ariu i vogël ngjitet shkëmbinjve “si alpinist” i vërtetë

Videoja e një ariu të vogël që ngjitej shkëmbinjve në kanjonin e liqenit Piva, është bërë hit në rrjetet sociale.

Duket se ishte mungesa e mjaltit që e detyroi të rikthehet nga kishte ardhur – e rruga më e shkurtër ishin shkëmbinjtë pranë veturave që kalonin, transmeton Telegrafi.

Ky ari nuk u rrëzua – madje arriti në destinacion dhe me një lloj “krenarie” u kthye nga të gjithë kalimtarët që e shikonin, dhe më pas u fut thellë në pyll.

Videoja në Twitter ka marrë vëmendje të madhe, madje edhe shumë pëlqime e shikime.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, ku shihet ariu i vogël duke u ngjitur shkëmbinjve “sikur të ishte një alpinist i vërtetë”. /Telegrafi/