Telegrafi

Ariu i uritur hyri në një shtëpi të kërkojë ushqim (Video)

Një ari që ishte zgjuar nga gjumi dimëror, ka hyrë në një shtëpi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, për të kërkuar ushqim.

Familjarët që ikën të frikësuar, vetëm e xhironin nga jashtë, duke u frikësuar të përballen me të, transmeton Telegrafi.

Aty janë ftuar mbrojtësit e rendit, të cilët janë detyruar ta ndjekin dhe e kanë nxjerrë jashtë pa përdorur forcë. Pos dëmtimit ushqimeve dhe thyerjes së disa shisheve, nuk ka shkaktuar ndonjë dëmtim.

“Ishte një ari i uritur dhe i guximshëm, por që nuk bëri shumë rrëmujë. Këto kafshë kur ngrihen nga letargjia, nuk shikojnë se ku po e kërkojnë ushqimin”, thuhet në raport. /Telegrafi/