Një ari që ishte zgjuar nga gjumi dimëror, ka hyrë në një shtëpi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, për të kërkuar ushqim.
Familjarët që ikën të frikësuar, vetëm e xhironin nga jashtë, duke u frikësuar të përballen me të, transmeton Telegrafi.
Aty janë ftuar mbrojtësit e rendit, të cilët janë detyruar ta ndjekin dhe e kanë nxjerrë jashtë pa përdorur forcë. Pos dëmtimit ushqimeve dhe thyerjes së disa shisheve, nuk ka shkaktuar ndonjë dëmtim.
“Ishte një ari i uritur dhe i guximshëm, por që nuk bëri shumë rrëmujë. Këto kafshë kur ngrihen nga letargjia, nuk shikojnë se ku po e kërkojnë ushqimin”, thuhet në raport. /Telegrafi/
https://youtu.be/4KjWUOLt3o4