Telegrafi

Ariu ua vjedh gjuetarëve para syve valixhen me ushqim dhe largohet me vrap (Video)

Ariu përveç se njihet si një kafshë e rrezikshme së fundmi është parë se është edhe “hajn”, siç edhe e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.

Një grup gjuetarësh kishin ndalur veturën në skaj të një rruge në Kamchatka të Rusisë, por rezultoi se ky veprim ishte një gabim shumë i madh, transmeton Telegrafi.

Ariu i madh i murmë ka shfrytëzuar momentin e shpërqendrimit të tyre dhe kështu nga vetura mori një valixhe të mbushur me ushqim, duke u zhdukur nga vendi i ngjarjes me vrap.

E gjuetarëve nuk u mbeti asgjë tjetër vetëm se ta vëzhgojnë ariun duke ikur, edhe pse ua vodhi para syve ushqimin. Megjithatë një prej tyre u tregua i shpejtë për ta filmuar ngjarjen e pazakontë.

Mediat lokale raportojnë se gjuetarët e kishin ditur se në afërsi jetonte një ari dhe se kohë pas kohe e ushqenin. Por, valixhja me ushqim të cilën ua vodhi, kësaj radhe ishte e dedikuar për ata e jo për këtë kafshë të egër. /Telegrafi/