Një cirk i mbushur me qindra mysafirë shumica prej tyre fëmijë, po ndiqnin nga afër shfaqjen me ariun e murmë, kur papritmas kafsha e egër sulmoi kujdestarin e tij.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ndërsa të pranishmit të pushtuar nga frika filluan të bërtasin kur ariu iu vërsul kujdestarit gjatë shfaqjes në një fshat në rajonin Volgograd, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kolegët u munduan ta rrahin ariun duke shpresuar se do ta lëshojë burrin e gjorë, ariu dukej i vendosur që ta lëndojë. Megjithatë, pas disa sekonda ai u dorëzua kur pandërprerë e godisnin në kokë me shkopinj.
Për fat të mirë kujdestari i ariut që e sulmoi, raportohet se i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa gërvishtje të lehta. Megjithatë, duhet të shërbej si leksion për herët tjera që të mos i zë edhe aq shumë besë ariut. /Telegrafi/