Ky është momenti kur ariu ngjyrë kafe sulmon dy punonjës të gazsjellësit në Siberi, ku si pasojë të dy pësuan lëndime në kokë dhe krahasor derisa po “orvateshin” me kafshën e egër.
Në video shihen tre qentë në afërsi të ariut që po patrullonin në kamp, dhe një burrë që i bën thirrje të tjerëve të largojnë qentë, transmeton Telegrafi.
Ariu arriti të futet në zonën e rrethuar, duke ndjekur qentë rreth veturës që ishte pothuajse e mbuluar me borë.
E derisa njëri nga punonjësit po dilte nga rimorkio e kamionit, ariu i vërsulet. Duke menduar se do ta ndihmojë tjetri i del në ndihmë por edhe ai e pëson.
Ata u detyruan të përdorin aparatin për fikjen e zjarrit që ta detyrojnë ariun të largohet, përndryshe këta dy burra ndoshta do ta pësonin edhe me jetë. /Telegrafi/