Telegrafi

Ariu që di të pikturojë (Video)

Ai peshon 400 kilogramë dhe është në gjendje që të realizojë vizatime mbresëlënëse, transmeton RTV Dukagjini.

Sulo Klainen është kujdestari kryesor që kujdeset gjatë gjithë kohës për të.

“Nuk ka shumë vite që kujdesem për të. Gjithë ky talent i tij kishte filluar kur në oborr realizoja aktivitete të ndryshme më të. Është një kafshë shumë e butë dhe jam munduar që gjatë gjithë kohës të mos e lë të mbyllur”, ka theksuar Sulo.

Ai tregon që ariu ishte gjetur i vogël në zona malore. Ndërsa tani ka vite që Juuso është pjesë e qendrës “ Kuusamo Predator” në Finlandë qe merret me kujdesin e kafshëve te ndryshme.

Sulo ka punësuar një artist që gjatë kohës kur ariu pikturon të përcillet nga ai edhe te kujdeset për pajisjet qe i nevojiten. Deri më tani ka krijuar 13 vepra arti.

Pikturat janë pëlqyer në masë të madhe prej njerëzve dhe deri më tani janë shitur 6 prej tyre. Pikturat e ariut artistë shiten në vlerë prej 600 dollarëve.

Paratë e fituara deri më tani janë duke u përdor nga qendra për nevojat dhe kujdesin e vazhdueshme të Juusos.

Sulo ka thënë që edhe në të ardhmen do të ketë në kujdes të vazhdueshëm për Jusson. /RTV Dukagjini- Telegrafi/