Site icon Telegrafi

Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori të fshatit Pousk në Prizren

E plotësuar: Konfirmohet nga policia

Rreth orës 18:40 ky ari ka zbritur në fshatin Pousko të Prizrenit ku i ka shkaktuar dëme një banori të këtij fshati. Këtë e ka konfirmuar Policia rajonale e Prizrenit.

“Rreth orës 18:45 familjari Ajradin Skenderi nga fshati Pousko ka paraqitur rastin në polici. Në momentin që ka arrit policia në vendngjarje kanë qenë dy qingja të mbytur, kurse sipas ankuesit edhe 6 dele nuk dihet a janë të mbytura apo jo. Ankuesi ka deklaruar se rasti ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit”, ka deklaruar Shaban Osmanolli zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.

Ariu i Prizrenit i cili u bë temë mjaft e përhapur ditëve të fundit, duket se nuk po qëndron i qetë.

Telegrafi mëson se sot rreth orës 19:00 ky ari ka zbritur në fshatin Pusko në Prizren ku i ka shkaktuar dëme një banori të këtij fshati.

Lexo po ashtu Vrasja e ariut, Agjencia Pyjore thotë se vendimi është keqinterpretuar

Sipas informatave ariu, këtij qytetari ia ka mbytur tetë dele dhe dy qengja, ndërsa edhe gjashtë dele të tjera janë të humbura, ku dyshohet se edhe ato i ka mbytur.

Ndërsa drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, para disa ditësh kishte marrë një vendim për eliminimin e ariut.

Lexo po ashtu Ministria e Bujqësisë ende pa vendim për vrasjen e ariut të Prizrenit

Në vendim thuhej se “në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik për njerëzit dhe pasurin e qytetarëve)”.

Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe përfaqësues institucionesh e shoqëria civile që sipas tyre, ariu nuk duhej të vritej./Telegrafi/

Exit mobile version