Telegrafi

Ariu prishi dekorimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Florida

Një ari i zi prishi dekorimet e Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së një familjeje në Florida.

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë, ariu iu ishte afruar oborrit të shtëpisë dhe rrëzoi dy drerët që ishin vendosur si dekor për festat e fund-vitit, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kam parë se çfarë ndodhi derisa më tregoi gruaja ime”, tha burri EJ Levin.

Ariu fillimisht sulmoi njërin prej drerëve dekorues duke e rrëzua në tokë, duke vazhduar më pas me tjetrin të cilin e tërhoqi zvarrë dhe e mori me vete.  /Telegrafi/