Një burrë holandez 38 vjeçar u vra nga një ari polar në ishujt “Norvegjezë Arktik të Svalbard” të premten, ndërsa besohet të jetë incidenti i parë vdekjeprurës në nëntë vite.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri i cili u identifikua si Johan Jacobus Kotte, u sulmua nga ariu teksa po qëndronte në çadrën e tij në një zonë ‘kampingu’.
Zona e Svalbard është njëherësh shtëpia e 2,939 banorëve, ndërsa besohet se jetojnë edhe 975 arinj polarë, sipas zyrës së statistikave të Norvegjisë dhe Institutit Polar në vend.
Në vitin 2011, një ari polar pati sulmuar një grup turistësh britanikë, ku vrau një djalë 17 vjeçar, ndërsa lëndoi rëndë edhe katër të tjerë. /Telegrafi/