Telegrafi

Ariu polar kapi një balenë të vogël, eksperti i kafshëve beson se ky veprim u bë shkaku i ndryshimit të ambientit prej ngrohjes globale

Sir David Attenborough është eksperti i kafshëve, që po studion një veprim të pazakontë që bëri një ari në Hudson Bay të Kanadasë.

Ishte një ari polar, që shkoi pas një grupi balenash të njohura si beluga dhe arriti të kapte njërën prej tyre, për ta dërguar në breg, transmeton Telegrafi.

“Ky shtet po ngrohet gjithnjë e më shumë dhe mënyra e të ushqyerit të kafshëve po ndryshon, sepse në mungesë të peshqve, arinjtë po kërkojnë për pre tjera për të zënë”, ka thënë Attenborough.

Bazuar në gjetjet e tij, ky është një sistem mbijetese, pas urisë që iu lanë muajt e verës, shkaku i mungesës së peshkut.

Në dokumentari që do të transmetohet së shpejti, është hulumtuar për përshtatjen e veprimeve të kafshëve, shkaku i n ndryshimit të ambientit prej ngrohjes globale dhe mundësinë e mbijetesës së arinjve polarë, në kohën kur akullnajat po shkrihen shumë shpejtë. /Telegrafi/