Kamera e sigurisë së shtëpisë së një gruaje në Washington ka regjistruar pamjet e një ariu që përpiqej të hynte në shtëpi.
Any Holt tha se kamera e saj e regjistroi rrugëtimin e ariut drejt derës së pasme të shtëpisë së saj në North Bend.
“Videoja është argëtuese, por edhe më shqetëson pak nëse do të zgjohem në shtrat me ariun pranë meje”, tha Holt.
Pamjet tregojnë përpjekjet e ariut për të hyrë nga dera e qenit, e cila doli të jetë shumë e vogël për të.
Holt tha se kafsha është përpjekur të futet edhe përmes dritareve, por pa sukses.
“Ne jetojmë në një zonë rurale, dhe këto takime janë pjesë normale e të jetuarit këtu. Kjo është një nga arsyet pse na pëlqen jetesa në North Bend”, shtoi Holt. /Telegrafi/