Një video amatore shfaq ariun duke notuar në liqenin Shën Xhoni në Florida, ku i vihen pas dy aligatorë.
Ishte Tyler Futrell që kishte dalë me kajak kur pa ariun duke notuar në ujë dhe dy aligatorët që i ishin vërsulur.
Në një moment ariu i kundërpërgjigjet njërit prej aligatorëve, i cili tërhiqet nga tentimi për ta sulmuar dhe ariu vazhdon me not, transmeton Telegrafi.
Mbetet e paqartë nëse ariu apo aligatorët janë lënduar në këtë “betejë”, kurse pamjet janë bërë virale.
Kur të gjithë menduan se aligatorët do ta mbytin ariun, doli të jetë e kundërta – ariu iu vërsul dhe i detyroi të tërhiqen. /Telegrafi/