Një ari ka ngecur në shtyllën e energjisë elektrike në Arizona të SHBA-ve, por ishin punonjësit e kompanisë që merret me distribuim që e zbritën në tokë, dhe që për fat të mirë nuk e kishte mbytur rryma.
Kompania amerikane ishte telefonuar, pasi kalimtarët e rastit kishin vërejtur një ari që kishte ngecur mes telave të shtyllës elektrike, transmeton Telegrafi.
Me t’u telefonuar, ekipet u shfaqen në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën që ta zbresin në tokë, pa pësuar ndonjë lëndim kjo kafshë e egër.
Megjithatë ajo çfarë nuk dihet është se si ky ari kishte mbërritur të ngjitet në shtyllën elektrike, dhe nëse ajo mund të ketë zbritur nga ndonjë zonë malore apo të ketë ikur nga kopshti zoologjik. /Telegrafi/