Site icon Telegrafi

Ariu në shoping

Ariu ka hyrë në një dyqan në Wisconsin, për t’u ngjitur më pastaj mbi një friz të lartë 4 metra, ku ka qëndruar rreth një orë.

Pronarët e dyqanit i kanë evakuuar myshterinjtë, për t’i ftuar më pas pjesëtarët e shoqatës për mbrojtjen e shtazëve, të cilët me anë të një serumi e kanë vënë në gjumë ariun, dhe më pas e kanë marrë me vete.

Të punësuarit e këtij dyqani kanë thënë se ariu nuk ka konsumuar alkool, por duket vetëm ka dashur të ftohet në afërsi të frigoriferit. /Telegrafi/

Exit mobile version