Telegrafi

Ariu në Pejë, qytetari ankohet se ia ka ngrënë 300 pula

Një ari është raportuar se po shkakton dëmë në Pejë.

Sipas familjes Musa, ariu deri tani ia ka ngrënë rreth 300 pula.

Për këtë banorët nga lagjja “Asllan Qeshme”, kanë bërë edhe roje për disa netë.

Videon ku shihet ariu, ai e ka publikuar edhe në rrjetin social, Facebook.

“Kjo është ajo zullumqarja që po don me ma shuar fermën”, shkroi Valon Musaj./Telegrafi/