Telegrafi

Ariu në kërkim të çokollatave dëmton veturën e një gruaje në Florida

Një surprizë romantike u shndërrua në një makth për amerikanen Cassidy Simoes nga Florida.

Kjo pasi një ari ka hyrë në veturën e saj për t’i vjedhur çokollatat që ia kishte dhuruar i dashuri, shkruajnë mediat e huaja.

“U zgjova në mëngjes. I dashuri im më tha se diçka hyri në veturë. Duket sikur një ari atje”, tha Simoes.

Bëhet e ditur se ariu ka grisur komplet pjesën e brendshme të ulëses së pasagjerit, dhe pastaj është larguar. /Telegrafi/