Një surprizë romantike u shndërrua në një makth për amerikanen Cassidy Simoes nga Florida.
Kjo pasi një ari ka hyrë në veturën e saj për t’i vjedhur çokollatat që ia kishte dhuruar i dashuri, shkruajnë mediat e huaja.
“U zgjova në mëngjes. I dashuri im më tha se diçka hyri në veturë. Duket sikur një ari atje”, tha Simoes.
Bëhet e ditur se ariu ka grisur komplet pjesën e brendshme të ulëses së pasagjerit, dhe pastaj është larguar. /Telegrafi/