Telegrafi

Ariu mbyt rusen 14-vjeçare, babai mezi arrin ta identifikojë trupin e saj të pajetë

Një nxënëse e një shkolle të mesme në Rusi është sulmuar për vdekje nga një ari ngjyrë kafe që ishte futur në fshatin e saj, dhe e sulmoi derisa ajo po shkonte në një market për të blerë lëng frutash dhe çokollatë.

Sonya Chernigova mbeti e vdekur në vend pasi u kafshua në qafë, fytyrë dhe kokë, kurse banorët e këtij fshati fillimisht besonin se ishte sulmuar nga një ujk, transmeton Telegrafi.

Por, ishin gjurmët e këmbëve të ariut që janë gjetur më vonë në vendin e ngjarjes në fshatin Yodva në Rusi. Fytyra e saj ishte dëmtuar aq shumë, sa që babai i saj mezi ka arritur ta identifikoj në morgun e spitalit.

Dyshimet se kishte ndodhur diçka me 14-vjeçaren kishin lindur, pasi ajo nuk u kthye në shtëpi dhe familjarët u alarmuan duke kërkuar ndihmë nga bashkëfshatarët që ta gjejnë.

Por trupi i saj i pajetë është gjetur nga një djalë i ri, i cili gjithashtu nuk e njohu për shkak të plagëve të marra nga ariu i kaftë. /Telegrafi/