Mbrojtësi i rendit nga një regjion malor në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, e ka thyer xhamin e një veture, brenda së cilës kishte hyrë një ari.
Ky i fundit, e kishte dëmtuar enterierin aq shumë dhe i ka bllokuar dyer, duke e pamundësuar hapjen e Suburau Outback, transmeton Telegrafi.
“Ishte një ari i ri në moshë, që ka hyrë në veturë për të kërkuar ushqim, por nuk dihet se si iu mbyll dera më pas”, thuhet në raportin policor.
Nuk bëhet e ditur vlera e dëmit që i është shkaktuar veturës, që është dashur të largohet e ngarkuar në kamion. /Telegrafi/