Një biolog mori më shumë sesa kishte planifikuar gjatë një udhëtimi kërkimor të fundit në Montana.
Kjo pasi që ai e gjeti veten në një “përplasje” në mes të një ariu dhe një dreri, përcjell Telegrafi.
Në një video në mediat sociale, biologu i kafshëve të egra, Wes Larson, shpjegon se ai kishte udhëtuar me makinë në kampin e shkretë të Soda Butte për të parë vendin e një ariu që plagosi dy dhe vrau një 14 vite më parë.
Në video, dreri gjigant vjen duke vrapuar drejt anës së makinës përpara se të ndalojë vetëm disa metra larg makinës.
Ai vazhdon pas makinës dhe pak çaste më vonë, një ari i uritur shfaqet në ndjekje të tij.
Ndjekja vazhdoi edhe më tej dhe Larson zbulon se ariu ishte i pasuksesshëm dhe përfundoi duke ngrënë në një fushë tërfili aty pranë. /Telegrafi/