Site icon Telegrafi

Ariu hyri në dyqanin e një pike karburanti në Kanada dhe vodhi një qese me karamele

Një ariu hyri në dyqanin e një pike karburanti në British Columbia të Kanadasë dhe vodhi një paqetë me karamele prej xhelatine.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ariu mund të shihet derisa endej në dyqan kur në një moment mori nga rafti një qese me karamele dhe u largua nga aty, transmeton Telegrafi.

“Ariu më pas shkoi në parking dhe i hëngri ato”, tha pronari i dyqanit.

Ai madje shtoi se e kishte kapur ariun derisa shijonte karamelet prej “gome”. /Telegrafi/

Exit mobile version