Telegrafi

Ariu ‘hakmerret’ ndaj gjuetarëve, iu shkatërroi veturën në tërësi (Video)

Gjuetarët që shkuan në një pjesë malore të Rusisë, u detyruan të bënin rrugë të gjatë për në shtëpi, pasi një ariu ua shkatërroi veturën.

Putrat e kafshës së fuqishme ishin gjithandej, ndërsa pjesët elementare të veturës ishin dëmtuar keq, transmeton Telegrafi.

“Kështu hakmerret ariu, ndaj atyre që ia vranë të afërmit pa arsye”, ka qenë një prej komenteve, që ka marrë më së shumti pëlqime.

Ngjarja ka ndodhur në kohë, kur është ndaluar gjuetia ndaj arinjve dhe disa kafshëve tjera. /Telegrafi/