Telegrafi

Ariu hajdut vodhi pakon me gjevrekë nga shtëpia e një gruaje në Karolinë të Veriut

Kamera e sigurisë në shtëpinë e një grua nga Karolina e Veriut kapi momentin e një ariu që kaloi në verandën e saj dhe vodhi një pako të mbushur me gjevrekë.

Mary McClear tha se kamera e saj e ziles së derës kapi pamjet e ariut kur ai endej në verandën e saj në Hendersonville, me sa duket i tunduar nga aroma e kutisë së gjevrekëve dhe një kuti me ushqime që ajo lë jashtë për shoferët e dërgesës, transmeton Telegrafi.

Pamjet tregojnë ariun duke marrë ushqime nga kutia e ushqimit përpara se të ikë me kutinë e gjevrekëve.

McClear tha se paketa ishte e mbushur me gjevrekë, krem djathi dhe salmon që ia dërgoi një mik nga New York-u. /Telegrafi/