Telegrafi

Ariu futet në kuzhinën e hotelit me pesë yje në Colorado, sulmon rojën – i shpëton mrekullisht më të keqes

Roja i një hoteli me pesë yje në St Regis Aspen në Colorado, SHBA, është sulmuar nga ariu i zi që kishte arritur të futet brenda objektit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e sulmit brenda hotelit luksoz, sulm ky që ndodhi të hënën mbrëma, transmeton Telegrafi.

Stafi i hotelit kishin dëgjuar disa zhurma në kuzhinë dhe pasi shkuan për të parë se çfarë po ndodhte, një pjesëtar i sigurimit u sulmua nga ariu.

Në momentin që i afrohet derës së kuzhinës, rojës i shfaqet para syve ariu i zi që e sulmon dhe nga frika se do ta pësojë me jetë rrëzohet në tokë.

Megjithatë arrin të largohet, kurse pasi është telefonuar policia dhe ndihma e shpejtë, punonjësi i sigurimit është dërguar në spital për trajtim pasi pësoi disa gërvishtje.

E ariu është kapur nga ekspertët dhe është dërguar sërish në një zonë malore, ku numri i tyre është shumë i madh në veçanti në Colorado. /Telegrafi/