Telegrafi

Ariu dënohet për hajni

Rasti është paraqitur nga një bletar i irrituar, i cili, pas një beteje të gjatë me ariun, iu kthye ligjit, për t’i penguar sulmet ndaj koshereve të tij.

Zoran Kiseloski ka thënë se ka tentuar të mbante larg ariun duke i lëshuar atij muzikë "turbo-folk" dhe madje kishte blerë një gjenerator për ta mbajtur vendin të ndriçuar gjatë tërë kohës.

"Kam tentuar të hutoj ariun me drita dhe muzikë sepse kisha dëgjuar se arinjtë kanë frikë prej tyre", ka thënë Kiseloski për gazetën maqedonase Dnevnik. Prandaj bleva një gjenerator, ndriçova vendin dhe lëshoja këngë të ndryshme". Por kur gjeneratori u ndalte dhe muzika pushonte, ariu kthehej prapë: "Ai sulmojë kosheret e mia sërish", ka thënë Kiseloski.

Gjykata e ka nxjerrë ariun fajtor, dhe, pasi që nuk kishte pronar dhe i takonte një lloji të mbrojtur – ka urdhëruar që shteti të paguajë 140.000 denarë, apo 2.300 euro për dëmin e shkaktuar.