Telegrafi

“Ariu i Artë” i Berlinales shkon për filmin izraelit, “Synonyms”

Mbrëmë ka përfunduar një ndër festivalet kryesore të filmit në kontinentin të vjetër të Evropës.

Filmi “Sybonyms” i regjisorit izraelit, Nadav Lapid mbrëmë fitoi Ariun e Artë, çmimin e 69 të “International Film Festival Berlin”, i njohur më mirë si Berlinale.

Grand Prix Award iu dha filmit “Grace de Dieu” të regjisorit francez, Francois Ozon, i cili kishte sjell historitë e skandaleve të pedofilisë në Kishën Katolike.

Gjermania Angela Sanelec është fituese e çmimit për regjinë më të mirë për filmin “Unë kam qenë në shtëpi, por”, ndërsa çmimin për aktorin më të mirë dhe aktoren marrë e mori kinezja, Wang Jong-Jing.

Theksojmë se në garë këtë vit për të fituar “Ariun e Artë” ishin 16 filma, nga të cilat shtatë ishin drejtuar nga gratë.

Juria u kryesua nga aktorja franceze Juliette Binoche gjersa e ndihmuan edhe kiliani, Sebastian Lelio si dhe aktorja angleze, Trudie Styler.

Çmimi e nderit të festivalit këtë viti iu dha aktores britanike, Charlotte Rampling për arritjet në filmit e vitit 1974, “The Night Porter” të regjisorit italian, Liliana Cavani. /Telegrafi/