Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u përballën me vonesa gjatë së premtes pasi një ari u arratis nga kafazi i tij në një avion irakian i cili po bëhej gati për fluturim.
Avioni i Iraqi Airways për destinacion kishte Bagdadin, por thuhet se u vonua me një orë për shkak të incidentit.
Pasagjerëve iu kërkua të zbrisnin teksa autoritetet e vunë ariun në gjumë dhe e hoqën atë nga avioni.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit irakian i cili urdhëroi nisjen e një hetimi mbi arratisjen e kafshës, raporton Euronews, transmeton Telegrafi.
Ndërsa nga Iraqi Airways thanë se nuk ishin fajtor për arratisjen e ariut.
Ekuipazhi i avionit punoi me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dërguan specialistë për ta vënë kafshën në gjumë dhe për ta hequr atë nga avioni.
Një video që qarkullonte në rrjetet sociale shfaqi kapitenin e aeroplanit duke u kërkuar falje pasagjerëve për vonesën e ngritjes së aeroplanit për shkak të arratisjes së ariut nga “arka” e tij në vendngjarje. /Telegrafi/
https://twitter.com/KceeLongest/status/1688164239863689218?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1688164239863689218%7Ctwgr%5Eb42386c2d06f0082213cb080e9aff2e91cc0126d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euronews.com%2Ftravel%2F2023%2F08%2F07%2Fbear-escapes-from-its-carrier-on-plane-causing-delays-at-worlds-busiest-international-airp