Telegrafi

Arinjtë shfaqen sërish në Mavrovë, shkaktojnë frikë te qytetarët

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, sërish ka publikuar video me arinj. Videoja është realizuar në rrugën nga Mavrovë – Dibër.

“Mbrëmë një ari dhe dy këlyshë për pak kanë ngordhur teksa po lëviznin përgjatë rrugës kryesore nga Mavrovi Anovi në Dibër”.

“Gjërat duken ndryshe kur shikohen nga siguria e telefonit tonë celular. Takimet e ngushta dukeshin krejtësisht të ndryshme. Të paktën kështu pretendojnë banorët e këtyre fshatrave dhe nuk kam pse të mos pajtohem me ta”, ka shkruar Angelov nën video.

Angellov edhe ditën e djeshme publikoi video me arinj, e cila u shfaq në fshatin Zhirovicë./Telegrafi/