Site icon Telegrafi

Arinjtë Polar nuk janë specie në zhdukje

Mirëpo studimet e fundit, thonë se me shkrirjen e akullnajave, nuk do të zhduken bashkë me ato edhe arinjtë e bardhë.

Në statistikat e realizuara për një kohë të gjatë, rezulton se në rrethin e Arktikut, janë mbi 50.000 arinjë polar.

Për 45 vite ata riprodhohen në tre gjenerata, andaj në bazë të këtyre fakteve, shihet se ata nuk janë në rrezik të zhduken.

“Arinjtë polar po shfrytëzohen si kafshë të rrezikuara në debatet lidhur me ngrohjen globale” ka thënë Michell Taylor.

“Nuk ka fakte se arinjtë e bardhë janë duke u zhdukur, pasi statistikat flasin për një numër konstant të tyre” ka thënë për MailOnline, biologu Taylor i cili për 30 vjet me rradhë i studion këto kafshë./Telegrafi/

Exit mobile version