Site icon Telegrafi

Arinjtë në Finlandë bëjnë joga çdo mëngjes

Arinjtë simpatik për çdo ditë tërheqin shumë turistë të cilët me padurim presin të shohin performancën e tyre. E tërë familja disa herë në ditë praktikon këtë stërvitje, ndërsa lëvizjet e tyre i përngjajnë shumë stërvitjeve të jogës.

Përveç se këto lëvizje i relaksojnë dukshëm, arinjtë e kanë kuptuar se veprimet e tyre kënaqin edhe njerëzit të cilët i shpërblejnë me ushqime. Kur nuk ka vizitorë, arinjtë duken më të përqendruar dhe më të qetë dhe në një pozitë dinë të qëndrojnë pa lëvizur deri në 15 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version