Familjarët e një shtëpie në Connecticut të Shteteve të Bashkuara, kanë shikuar nga brenda katër arinj të vegjël, që hynë në oborrin e tyre.
Kafshët e reja në moshë, kanë luajtur në luhaja, teksa njëri prej tyre provoi edhe të lëshohej në tobogan, transmeton Telegrafi.
“Janë luhajat e mija”, dëgjohet duke thënë një vajzë e vogël, nga frika se arinjtë mund t’ia marrin.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e këndshëm të lojës së kafshëve, që u larguan pa shkaktuar ndonjë dëmtim. /Telegrafi/