Telegrafi

Arilena pozon pranë yllit të Michael Jacksonit: Frymëzimi im i përhershëm

Fandat duke qëndruar pranë yillit të Michael JAckson (Fotoilustrim: Charley Gallay/Getty Images/Guliver)

Përkundër spekulimeve të shumta që sillen rreth personalitetit të tij, ikona e muzikës pop, Michael Jackson, ka qenë dhe vazhdon të jetë frymëzim për shumë këngëtarë.

Një prej tyre duket të jetë Arilena Ara, e cila ka pozuar para yllit të muzikantit të ndjerë në Hollywood dhe fotografinë e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Frymëzimi im i përhershëm, MJ”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndryshe, Arilena do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, ku do të performojë në natën e dytë të festivalit që do të mbahet më 14 maj.

Lexo po ashtu Arilena Ara do ta këndojë në anglisht këngën e saj në "Eurovision 2020"

Këngëtarja e njohur shqiptare do të interpretojë e 18-ta me radhë me këngën “Shaj”. /Telegrafi/