Suksesi me këngën “Nëntori” i ka hapur rrugët e ngritjes në karrierë Arilena Arës.
Sot, bukuroshja shqiptare ka sjell këngën më të re të titulluar “Snow in December (Dëborë në dhjetor)”.
Video e këngës është realizuar në ngjyrat bardhezi, e cila është e veçanta e kësaj krijimtarie të re.
Theksojmë se Ara ka marrë pjesë në shumë koncerte jashtë vendit ndër to ishte edhe mysafire speciale e finales së “The Voice” në Rumani.
Ndryshe, këngëtarja do të sjell edhe disa të tjera gjatë këtyre ditëve. /Telegrafi/