Telegrafi

Arilena Ara publikon albumin “Pop Art”

Këngët e albumit "Pop Art" nga Arilena Ara (Foto: Arilena Ara/Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar tashmë të plotë albumin e saj më të ri, “Pop Art”.

Albumi ka gjithsej 13 këngë, pesë prej të cilave janë bashkëpunim me emrat e njohur të muzikës: Gjon’s Tears, Noizy, Wendy, 2po2 dhe Dafina Zeqiri.

Këngëtarja e ndau lajmin e gëzueshëm me fansat e saj në Instagram përmes disa postimeve, ku kishte publikuar pjesë nga këngët e saj të albumit “Pop Art”.

“ALBUMI ‘Pop Art’ është tani i disponueshëm gjithkund! Jam tepër e emocionuar që ju djema mund t’i shijoni këngët po aq sa ne. Më në fund është këtu tani! Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë dhe bënë që ky album të vinte në jetë! Ne filluam të punojmë për këtë projekt një vit më parë dhe që nga ajo kohë, ka qenë vetëm punë e palodhur, disiplinë dhe sigurisht edhe të qeshura. Unë kam dashuruar çdo moment të krijimit të albumit dhe nuk do të ndryshoja kurrë asnjë pjesë të tij! Lëvizni trupin tuaj dhe kërceni me çdo këngë të vetme”, ka shkruar Arilena Ara në njoftimin e saj.

Artistja me prejardhje nga Shkodra erdhi tejet e veçantë në kopertinën e albumit, për të cilin ka pozuar ‘topless’ në një prapaskenë ngjyrë rozë.

Këngët e albumit “Pop Art” nga Arilena Ara (Foto: Arilena Ara/Instagram)

Ajo tashmë ka të vizualizuara edhe me klipe disa prej këngëve më të spikatura të albumit si: “Murderer” (bashkëpunim me Noizyn), “Thirr policinë” (bashkëpunim me Dafina Zeqirin”, “Aligator” dhe “Ki mem mungu”.

Në rrjetet sociale, Arilena ka marrë përkrahje të madhe nga fansat e saj të shumtë, të cilët e kanë uruar për këtë projekt të ri. /Telegrafi/

Këngët e albumit “Pop Art” nga Arilena Ara (Foto: Arilena Ara/Instagram)