Ajo po vazhdon të jetë një nga personazhet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm.
Fjala është për artisten Arilena Ara, e cila këtë herë i është bashkuar botës së modës.
Siç raportohet, ajo u bë pjesë e “Vogue Italia” dhe “Milan Fashion Week” – e përzgjedhur në mesin e tetë vajzave më të fuqishme në botë.
Java e Modës në Milano kësaj radhe drejtohet nga stilistja kineze, Sara Wong, e cila do të bashkojë në një eveniment virtual vajzat dhe gratë më me ndikim nga e gjithë bota.
Dhe Arilena natyrisht se ka një fat të madh, pasi jo më kot është pjesë e kësaj iniciative madhështore.
Evenimenti online do të transmetohet ditën e sotme (e enjte), teksa Ara ka realizuar një set fotografik i cili do shfaqet në vijim.
Në videoklipin e shkurtër, biondja flet për atë që ka veshur dhe mënyrën se si e bën të duket.
Kjo përzgjedhje e Vogue është një tjetër hap i mirë në karrierën e 22 vjeçares. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DtadG4Fpe0s&feature=emb_title