Telegrafi

Arilena Ara lë pas dhe Justin Timberlake (Foto/Video)

Arilena Ara po përjeton një sukses ndërkombëtar me remiksin e këngës Nëntori, që po i befason të gjithë.

Në renditjen e momentit në tërë globin, e këngëve më të dëgjuara në Shazam, kënga e saj është ngjitur dhe ka arritur në vendin e 87-të duke kaluar edhe Justin Timberlake.

Në Rusi, ku kënga e saj, në renditjen e Shazam, është e katërta, qëndron në vend të parë në Radio Like fm.

Në vendin fqinj, në Ukrainë, mban vendin e katërt në radio Energy dhe vazhdon të ngjitet në renditjet radiofonike dhe Shazam të disa shteteve të tjera.

Të gjitha këto tregojnë që kënga e Arilenës, e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe remiksuar nga Besmir Bajgora, po dëgjohet nga publiku i shteteve të tjera. Vetëm pak kohë më parë, në ndeshjen Palermo-Inter në stadiumin siçilian shpërtheu “Nëntori”. /class/Telegrfi/