Telegrafi

Arijanet Muriqi: Strategjia jonë ndaj Anglisë ishte e gabuar

Arijanet Muriqi (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Arijanet Muriqi ka thënë se strategjia e Kosovës ndaj Anglisë ishte e gabuar.

Portieri i Përfaqësueses tonë ka deklaruar pas humbjes 5-3 ndaj ‘Tre Luanëve’ se kanë zhvilluar një lojë të hapur dhe ishte e gabuar.

“Strategjia e kësaj ndeshje nuk ishte e mirë, pasi luajtëm me njërën nga kombëtaret më të mira në botë”, ka thënë Muriqi.

Bersant Celina në ndeshjen ndaj Anglisë (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Ne provuam të luanim futboll, por kur luan me një kombëtare si Anglia, mund ta pësosh keq, por luajtëm mirë”.

Lexo po ashtu Trajneri i Kosovës, Challandes: Jam krenar me lojtarët e mi, treguam karakter ndaj kombëtares më të mirë në botë

“Bëmë disa gabime në mesfushë dhe luajtëm një lojë të hapur, por që në pjesën e dytë u këndellëm dhe nuk lejuam shumë hapësira”, ka shtuar më tej portieri i Kosovës

Pas kësaj humbje që është e para për Kosovën, kalojmë në pozitën e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë.  /Telegrafi/