Arijanet Muriqi ka debutuar me fitore te Nottingham Foresit, në përballjen miqësore që e zhvilluan në Greqi ndaj Atromitos.
Skuadra nga Chmapionshipi fitoi me rezultat 3-0 në udhëtim te skuadra greke, ndërsa golin e parë e shënoi Sammy Ameobi në minutën e 19-të, e që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë (1-0).
Pjesa e dytë përsëri ishte e dominuar nga skuadra angleze, ndërsa Michael Dawson (64’) dhe Lolley (90’+1) shënuan dy golat e fundit në këtë takim.
🔴 Come on you Reds! #NFFC pic.twitter.com/IAxgJLYAUk
— Nottingham Forest (@NFFC) July 13, 2019
Ariajnet Muriqi luajti që nga minuta e parë për Nottingham Forestin, e që kishte paraqitje tejet të mirë, për t’u zëvendësuar më pas në fillim të pjesës së dytë nga Pantilimon.
Gardiani i Përfaqësueses së Kosovës e kompletoi ditë më parë huazimin te skuadra nga Championshipi prej Manchester Cityt, e që në sezonin 2019/2020, shihet si portieri i tyre i parë.
Muriqi para se të kalonte te Nottinghami, e vazhdoi kontratën edhe për tri vite të tjera me Citizens, e që do të qëndrojë nën kontratë deri më 2024. /Telegrafi/
Goal!!! Dawson! 2-0 #NFFC pic.twitter.com/Ficf7V7bwm
— Trent End (@NFFC_TrentEnd) July 13, 2019