Telegrafi

Arijanet Muriqi afër transferimit te Nottingham Forest

Arijanet Muric (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Tashmë është bërë e ditur se Arijanet Muriqi do të largohet në këtë afat nga Manchester City. Nottingham Forest është duke tentuar ta transferojë portierin e talentuar shqiptar nga Citizens, bën të ditur Telegraph Sport.

20-vjeçari ka zgjuar interesimin e një numri të madh të skuadrave evropiane, ndërsa duket thuajse e sigurt se po largohet nga Etihad Stadium’ në këtë afat kalimtar.

Arijanet Muric (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Portieri i Kosovës luajti një rol të rëndësishëm për Manchester Cityn në Carabao Cup në sezonin e kaluar, duke i bërë pesë paraqitje.

Lexo po ashtu Edhe një skuadër futet në garë për portierin e Kosovës, Arijanet Muric

Në ditët e ardhshme pritet që Forest ta kompletojë huazimin e talentit të Përfaqësues sonë për sezonin e ri.

Muriqi kishte paraqitje të jashtëzakonshme te Dardanët, ndërsa Nottingham Forest i do shërbimet e tij për edicionin 2019/2020. /Telegrafi/