Portieri Arijanet Muric është kthyer në stërvitje të plotë te Kosova pasi shqetësimeve që kishte në ditët e kaluara.
Ai nuk luajti në ndeshjen që Kosova i fitoi tri pikë në përballje me Lituaninë (2-1), ku portieri i Fulham qëndroi në stol.
“Në këtë stërvitje ka punuar me intensitet të plotë edhe portieri Arijanet Muric, i cili ditëve të fundit ka vuajtur nga lëndimi”, thuhet në njoftim.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të futbollistëve në këtë seancë, punoi në disa aspekte të veçanta të lojës.
Po ashtu Foda me kërkesën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka liruar nga grumbullimi Andi Hotin, i cili ka udhëtuar për në Estoni, për ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025.
Dardanët do ta zhvillojnë nesër stërvitjen e fundit përpara se të përballen me qipriotët të martën, në orën 20:45.
Në ndeshjen e parë, të luajtur muajin e kaluar në Larnaca, Kosova fitoi bindshëm 4-0.
Në ndeshjen ndaj Qipros do të mungojë Elvis Rexhbeçaj për shkak të kartonëve. /Telegrafi/