Telegrafi

Arijanet Muric feston fitoren në stërvitje të Cityt duke bërë shqiponjën

Arijanet Muriqi në stërvitje -Foto: FFK - Facebook

Arijanet Muric është rikthyer në Manchester City pas dy ndeshjeve me Përfaqësuesen e Kosovës.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka luajtur 45 minuta ndaj Danimarkës dhe 90 minuta të tjera ndaj Bullgarisë.

Muric tani është rikthyer në klubin e tij Manchester City pas 10 ditëve të kaluara në Kosovë.

20-vjeçari ka filluar edhe stërvitjet nën urdhrat e Pep Guardiolës, ku edhe ka postuar një pas stërvitjeve.

Në atë foto Muric ka bërë shqiponjën së bashku me bashkëlojtarët tjerë të Cityt, si Sergio Aguero, Bernardo Silva, Vincent Kompany, Riyad Mahrez apo Benjamin Mendy.

“Ne nuk humbim”, shkroi Muric në foton ku shihet duke bërë Shqiponjën dy krenare.

Fjala është për ekipin fitues në stërvitjen e Manchester Cityt, ku reprezentuesi kosovar ishte në grup së bashku me bashkëlojtarët tjerë. /Telegrafi/