Kapiteni i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet nga klubi.
Dinamo e përgënjeshtroi dhe deklaroi se nuk ka pasur asnjë konflikt mes kapitenit dhe pjesës tjetër të klubit, por duket se ka klube të interesuara për të.
Në mediat turke ka dalë emri i klubit që dyshohet se ka nisur negociatat me Ademin.
Bëhet fjalë për Adana Demirspor, skuadrën e gjashtë të kampionatit turk, e drejtuar nga trajneri i famshëm italian Vincenzo Montella.
Klubi turk aktualisht po peshon mes Ademit dhe francezit Tiemoue Bakayokos, i cili është drejt daljes nga Milano.
Ademi, mesfushori 31-vjeçar, ka luajtur 351 ndeshje për Dinamon dhe ka shënuar 39 gola me 29 asistime.
Adana Demirspor, 31 yaşındaki orta saha oyuncusu Arijan Ademi için Dinamo Zagreb ile görüşmelere başladı. (@Salimmanav) pic.twitter.com/3OpyZyrhgI
— LCD ADS | Adana Demirspor⚡ (@LaCasaDeADS) January 24, 2023
Ai është në klubin e madh kroat që nga viti 2010, kur erdhi nga Sibeniku./Telegrafi/