Komuna e Tetovës ka filluar me asfaltimin e rrugës “168” aks ky që lidhet me rrugën “172”. Teuta Arifi fillimin e punës e ka komentuar ‘Puna mbi fjalët’ me një status në Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo rrugë për vite të tëra ka qenë në gjendje të mjerueshme për sa i përket cilësisë dhe paraqet një nevoje bazike për qytetarët e Reçicës.
Bëhet fjalë për 500 metra gjatësi asfaltim rruge , dhe 6 metra në gjërësi. Aktualisht bëhet gryerja para asfaltimit.
”Ky projekt është në vazhdën e investimeve kapitale për sa i përket infrastrukturës rrugore. Normalisht punimet do të zhvillohen koform planit dinamik dhe kontraktuesi i cili i kryen punimet mendojmë që shumë shpejtë do të fillojë edhe me asfaltimin dhe me përfundimin e kësaj rruge, e cila është mjaftë e nevojshme për banorët e lagjes së Reçicës” ka deklaruar Armend Fazliu Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Komunën e Tetovës./Telegrafi/