Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot ka përuruar rrugën e sapo asfaltuar ”Vëllezërit Miladinov” e cila lidh dy pjesë shumë të rëndësishme të Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me një njoftim në Facebook, Arifi ka publikuar projektin e ri, asfaltimin e rrugës për të cilën thotë ”Rruga në fjalë ishte në gjendje jo të mirë për sa i takon cilësisë, gjë që paraqiste një vështirësi të madhe për banorët e kësaj lagje, por edhe për trafikun e makinave. I japim fund rrugëve të shkatruara.”
Arifi premton se do të vazhdohet me punë nëpër qytet ”Do të vazhdojmë edhe më tej me asfaltimin e infrastrukturës rrugore, do të përkthejmë çdo taksë të qytetarit në investime. Duke menaxhuar me financat modeste të komunës me përgjegjshmërinë më të madhe.” thotë Arifi.
Në njoftimin e njejtë nuk bëhet e ditur se sa mjete janë përdorur për të shtruar këtë rrugë dhe sa hapësirë ka rruga e asfaltuar./Telegrafi/