Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Drenas, ka thënë se nuk është lajm që PDK fiton në këtë komunë, por është që kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj ka fituar 35% apo 8.500 vota në Drenas.
“Kjo nuk është pak. E vërteta që askush nuk mund ta mohoj është se po të ishte Ramiz Lladrovci kandidat i PDK në zgjedhjet e 2013 apo cilat do zgjedhje pas lufte ai sigurt do të i fitonte mbi 70% qysh në raundin e parë. Edhe pse jo me një shpejtësi të duhur qytetarët e Drenasit po bëhen më kritik ndaj pushtetarëve të tyre të zgjedhur e kryetarit të ri punë të mbarë në këtë rritje kërkesash për performancë”, ka shkruar ai në facebook.