Telegrafi

Arifi i reagon Mustafës për lojërat e fatit – Qeveria po shqyrton ndalimin e tyre

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit tha se viti 2018 po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.

Arifi, i është kundërpërgjigjur Mustafës, duke thënë se “koncept dokumenti për lojërat e fatit që ka iniciuar Ministria e Financave ka për qëllim futjen totale në kontroll të shtetit të të gjitha lojërave të fatit”.

Lexo po ashtu Mustafa: Lojërat e fatit do ta bëjnë Kosovën lavatriqe të parave të pista

Më tej Arifi e ka quajtur “për gjynah”, kreun e LDK-së, duke thënë se populli e pa Mustafën si u ballafaqua me lojërat e fatit sa e udhëhiqte ai qeverinë.

“Meqenëse flasim për koncept dokument kjo nënkupton që kjo Qeveri po e shqyrton edhe opsionin e ndalesës së plotë por gjithçka është në fazë tepër fillestare. Për gjynah po përpiqet Isa nga LDK me gjet diçka që ja stërshet prapë shpifjet e vitit 2013 për kazino ndaj AAK-së. Fatmirësisht, populli e pa Isën si u ballafaqua me lojërat e fatit!!! Në fakt a kurrë nuk ishte ai Kryeministër që të përballej me lojëra fati? Dorën në zemër si mos me pas qenë kurrë”, ka shkruar Arifi.